Udhëheqja parlamentare



E enjte, 19 dhjetor 2013

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË SERBISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. DUSHANKA DIVJAK-TOMIQ

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Serbisë, znj. Dushanka Divjak-Tomiq. 

Kryetari Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe intensitet të takimeve të hapura, por se nevojitet të zmadhohet edhe bashkëpunimi ekonomik. 

Të dy bashkëbiseduesit, gjithashtu, u pajtuan se nevojitet bashkëpunim më i madh parlamentar, jo vetëm në nivel të kryetarëve të parlamenteve, por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim, si dhe bashkëpunim në nivel të komisioneve parlamentare. 

Bashkëbiseduesit vlerësuan se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë është edhe një indikator për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet të dyja vendeve.

Në takimin u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja shtetet lidhur me integrimin e Bashkimit Evropian. 

Gjithashtu, u diskutua edhe për kontestin ndërmjet kishave në Maqedoni dhe Serbi.  Kryetari Veljanoski dhe ambasadori Divjak-Tomiq shprehën pajtim se përmes dialogut mund të tejkalohet kjo çështje. 

Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi qëndrimin e sinqertë dhe transparent të Kuvendit për bashkëpunim dhe për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë. 

 

Click