Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 24 dhjetor 2014 

Mbledhje pune e kryetarit Veljanoski me përfaqësues diplomatik 

Sot në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim pune me shefat e përfaqësuesve konsullor-diplomatik dhe misioneve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.   

Në takimin e punës ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski dhe bashkëkryesuesi i Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, z. Qenan Hasipi.  

Kryetari Veljanoski i informoi të pranishmit për ngjarjet momentale dhe punën e Kuvendit, si dhe për aktivitetet që vijojnë. Ai, duke u falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit tanë diplomatikë, e shprehu gatishmërinë e vet personale dhe gatishmërinë dhe transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për afirmimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, veçanërisht në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim.  

Në takimin u bisedua edhe për integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, si interes i lartë strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme, si dhe për rolin e rëndësishëm të cilin e merr Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këto procese.  

Diplomatët maqedonas i informuan të pranishmit për ngjarjet aktuale dhe gjendjet në shtetet dhe misionet ku e përfaqësojnë shtetin tonë dhe interesat e tij. U potencuan mundësitë për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve në të gjithë nivelet, me qëllim përforcimin e pozitës së Republikës së Maqedonisë në planin e politikës së jashtme. 

Click