Udhëheqja parlamentare

E hënë, 18 maj 2015, Budapest 

Pjesëmarrja e kryetarit Veljanoski në Sesionin pranveror të AP të NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot mori pjesë në Sesionin pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Budapest, Hungari. 

Pas përfundimit të sesionit parlamentar, kryetari Veljanoski u takua me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq, me kryetarin i Dhomës së përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, z. Sefik Xhaferoviq dhe me kryetarin e Parlamentit të Geruzisë, z. David Usupashvilli. 

 

Të katër kryetarët shprehën kënaqësi nga mundësia për të biseduar dhe për të këmbyer mendime për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet secili prej shteteve në rrugën e integrimit në NATO. U pajtuan se Aleanca duhet të marrë hapa konkrete për t'u ndihmuar vendeve aspirante për anëtarësim në zgjidhjen e problemeve që janë pengesë në rrugën. 

Bashkëbiseduesit shprehën transparencë dhe gatishmëri që edhe më tutje të ndihmohen ndërmjet veti me mbështetje të fuqishme. Gjithashtu, e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në procesin e integrimit dhe shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm rajonal. 

Kryetari Veljanoski u takua edhe me nikoqirin e Sesionit pranveror, kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. Llasllo Kover. Në takimin u potencua edhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe i suksesshëm parlamentar dhe miqësia e madhe ndërmjet të dyja vendeve. 

Click