E premte, 18 mars 2016
Pjesëmarrja e kryetarit Veljanoski në shugurimin e rezidencës së re të peshkopatës në Shkup
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot mori pjesë në shugurimin e Rezidencës së re të peshkopatës në Shkup.
Shugurimin e bëri shkëlqesia e tij kardinali Pietro Parolin, i cili në kuadër të Fronit të shenjtë, e ushtron funksionin ministër i Punëve të Jashtme.
Pas ceremonisë së kryer, kryetari Veljanoski mbajti një bisedim joformal me kardinalin Parolin, i cili në veçanti e theksoi kontributin e madh të Maqedonisë dhe popullit maqedonas në përhapjen e krishterimit.

Gjithashtu, kardinali Pietro Parolin shprehu kënaqësi që këtë vit në muajin maj në Ditën e iluministëve maqedonas dhe pansllavë, vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi, në Romë, do të kenë mundësi që të takohen dhe të bisedojnë përsëri.