Udhëheqja parlamentare

E martë, 27 janar 2015, Prage 

Pjesëmarrja e kryetarit Veljanoski në tryezë të rrumbullakët për kryetarë të parlamenteve 

Në kuadër të Forumit të katërtë ndërkombëtar "Let My People Live!" në Pragë, Republika e Çekisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar për kryetarë të parlamenteve, me të cilën kryesoi z.  Martin Shullc, kryetar i Parlamentit Evropian. 

Në këtë masë të rrumbullakët këmbyen mendime dhe qëndrime me temë lidhur me rolin dhe përgjegjësinë e politikanëve dhe masave legjislative në shoqëritë e tyre demokratike për luftë kundër antisemitizmit, racizmit, jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes.  

Në takimin, kryetarët e parlamenteve pjesëmarrës në këtë Forum ndërkombëtar, e shqyrtuan Deklaratën për luftë kundër antisemitizmit dhe krimit nga urrejtja, të propozuar nga kryetari i Dhomës së deputetëve të Rumanisë, z. Valeriu Zgonea. 

Të pranishmit u pajtuan se duhet të bëhet e qartë se antisemitizmi, si dhe të gjitha format tjera të krimit nga urrejtja, janë problem për çdo shoqëri në të cilën është lejuar manifestimi i tyre. Andaj për parlamentet, qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëritë civile imperativ është që të miratojnë politikë me "tolerancë zero" për këto dukuri. 

Ceremonia e shtatëdhjetë përkujtimore për Holokaustin përfundoi me një minutë heshtje, me transmetim të drejtpërdrejtë nga gjashtë lokacione simbolike dhe me zbulim të përmendores së veçantë në Terezin, Republika e Çekisë, të krijuar nga Alek Veseli, skulptor i njohur çek, në përkujtim të viktimave të Shoas. 

Click