Udhëheqja parlamentare

E hënë, 2 qershor 2014   

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ÇARLS GARET 

Duke i uruar mirëseardhje, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Çarls Edmund Garet.

Kryetari Veljanoski u përqendrua në projektet e realizuara në bashkëpunim me ish-ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë për forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të realizuara përmes Fondacionit Uestministër dhe shprehu gatishmëri për mbajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Kryetari Veljanoski e informoi ambasadorin për zgjedhjet e realizuara të parakohshme parlamentare, të cilat u vlerësuan pozitivisht, si dhe për planet për punën e Kuvendit në periudhën e ardhshme.

Ambasadori Garet, duke shprehur falënderim për takimin, e nënvizoi gatishmërinë e tij personale dhe gatishmërinë e Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në ballafaqimin e të gjitha sfidave që i sjell funksionimi i përditshëm i Kuvendit, si dhe në avancimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mbështetja e ambasadorëve ndaj vendeve miqësore që janë informuar me gjendjet aktuale është benefit i madh për Kuvendin, por edhe për Republikën e Maqedonisë. 

Click