Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 mars 2015 

Takim i kryetarit Veljanoski me ambasadorin meksikan, sh. e tij  Hose Evaristo Ramon Shiloti Ramires

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , z.  Trajko Veljanoski, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Shteteve të Bashkuara të Meksikës për Republikën e Maqedonisë, me seli në Beograd, sh. e tij. Hose Evaristo Ramon Shiloti Ramires, me ç’rast i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme. 

Ambasadori Ramires shprehu falënderim për takimin, të cilin e llogarit si shumë të rëndësishëm për ushtrimin e mëtejmë të funksionit të tij .   Ai theksoi se do të përpiqet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me çka shprehu gatishmëri dhe transparencë të punoj në thellimin e bashkëpunimit parlamentar me shkëmbim të ndërsjellë të ideve  dhe iniciativave . 

Në fillim të takimit, ambasadori tregoi interes për mënyrën në të cilën zhvillohen proceset integruese të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht ndryshimet në legjislacion të cilat duhet të bëhen për hyrje në Bashkimin Evropian.  Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë me sukses i zbaton reformat e nevojshme dhe pa probleme përshtatet në ndryshimet e nevojshme në rregullativat ligjore. 

Kryetari Veljanoski e informoi ambasadorin Ramires se ka marrë ftesë për vizitë nga  kryetari i Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, z.  Migel Barbosa Huerta, në të cilën e thekson nevojën për bashkëpunim më të madh parlamentar ndërmjet dy vendeve.  Gjithashtu, kryetari Velanoski dërgoi porosi të hapur për kryetarin e Senatit ose për grup senatorësh, zyrtarisht ta vizitojnë Republikën  e Maqedonisë, në kohë që do të caktohet në rrugë diplomatike dhe do t’u përshtatet të dy palëve. 

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se politika e mirë dhe bashkëpunimi parlamentar ndërmjet dy shteteve, jep shembull pozitiv që të zhvillohet bashkëpunim dhe në fusha tjera, jep pasqyrim pozitiv të qytetarëve, si dhe të bashkësisë së biznesit. 

Kryetari Veljanoski e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, me çka Republika e Maqedonisë vazhdimisht punon në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe biznes klimës. 

Ambasadori Ramires theksoi se shkëmbimi tregtar i Meksikës me Republikën e Maqedonisë është në nivel më të lartë se sa me vendet tjera në Rajon. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kabineti i tij për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Meksikane. 
Click