E hënë, 29 janar 2016
Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës, të udhëhequr nga z. Malik Azmani, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.
Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u falënderua për mbështetjen e përhershme të cilën Holanda ia jep Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimet evropiane dhe për projektet dhe investimet e suksesshëm të deritanishëm. Kryetari Veljanoski theksoi se qëndron në dispozicion për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i hapur për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet.
Shefi i delegacionit të Holandës, z. Malik Azmani, duke u falënderuar për takimin, theksoi se takimet e tilla janë mundësi e shkëlqyeshme për avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet të dyja vendeve dhe e shfrytëzoi mundësinë për të bërë ftesë për vizitë të Parlamentit të Holandës nga ana e delegacionit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në takimin u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet nga rajoni në lidhje me krizën e migrimit, me ç'rast u potencua se kjo çështje është me rëndësi të madhe për gjithë Evropën, por edhe për botën në tërësi. Kryetari Veljanoski theksoi se vendi mbetet në qëndrimin principiel për t'i respektuar vendimet evropiane nëse ato nuk janë në dëm të Republikës së Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë me rëndësi kryesore për tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura, si dhe për prosperitet të mëtutjeshëm dhe stabilitet.
Bashkëbiseduesit biseduan për ngjarjet aktuale në shtet, si dhe për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.