Udhëheqja parlamentare

E martë, 17 shkurt 2015

Takimi i Kryetarit Veljanoski me Ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Xhes Bejli 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Xhes Bejlli. Në takimin kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga niveli i arritur i marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe nga përkrahja të cilën SHBA-ja i jep Republikës së Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se njëjtë si me ambasadorët paraprakë edhe tani do të vazhdojë komunikimi dhe bashkëpunimi i suksesshëm. Ai bashkëpunim do të avancohet në periudhën që vijon, si në aspekt të thellimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, ashtu edhe në aspekt të çështjeve tjera për të dyja palët. Ambasadori Bejlli potencoi se SHBA-ja do të vazhdojë t'i përkrahë sinqerisht të gjitha proceset e rëndësishme demokratike, si dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Në takimin u diskutua edhe për më shumë çështje aktuale, si dhe për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mospajtimet dhe qëndrimet politike duhet të shprehen në institucionet përkatësisht në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si organ më i lartë legjislativ ku përfaqësohet populli përmes deputetëve. Ambasadori Bejlli, theksoi se është e rëndësishme që të ndërmerren masa për përmirësimin e imazhit të përgjithshëm të parlamentit dhe shtetit, e për këtë nevojitet të ekzistojë dialog për zgjidhjen e problemeve. Kryetari Veljanoski theksoi se ai do t'i përdorë të gjitha instrumentet në kompetencë të tij, duke e respektuar Kushtetutën, Ligjin për Kuvend dhe Rregulloren për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj gjendje politike dhe kthim të deputetëve në Kuvend. 

Në fund të takimit kryetari Veljanoski i dëshiroi punë të suksesshme Ambasadorit Xhes Bejlli. 

Click