Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 shkurt 2015 

Takimi i kryetarit Veljanoski me ambasadorin e sapoemëruar të Indisë për Republikën e Maqedonisë, SH.T. Raxhesh Kumar Saçdeva 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Indisë për Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje, SH.T. Raxhesh Kumar Sandeçeva, me ç'rast i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme.

Ambasadori Sançedeva shprehu falënderim nga takimi dhe vizita në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast theksoi se do të angazhohet për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve. Ai, gjithashtu, e shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e suksesshme e kryetarit Veljanoski në Indi në vitin 2013 dhe shprehu gatishmëri dhe transparencë për t'u angazhuar në thellimin e bashkëpunimit parlamentar me këmbim reciprok të ideve dhe iniciativave.

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga niveli i arritur i marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm me parlamentin e Indisë.

Në takimin, kryetari Veljanoski i bëri ftesë kryetarit të sapoemëruar Llok Sabha të Parlamentit të Indisë, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë parlamentar ndërmjet të dyja shteteve, jep shembull për bashkëpunim të mirë edhe në fusha tjera, jep pasqyrë të mirë ndaj qytetarëve, si dhe ndaj komunitetit të biznesit.

Kryetari Veljanoski e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe njëkohësisht e theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve ekonomike dhe klimës së biznesit në shtet. Ai, gjithashtu, shfaqi shpresë se së shpejti do të vijnë investues indianë, me çka do të ndihmohet në realizimin e qëllimit për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve dhe për rritjen e konkurrencës së shtetit. 

Click