Udhëheqja parlamentare

E enjte, 12 shkurt 2015 

Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin e Grupit parlamentar për Bashkëpunim me Evropën Juglindore pranë Bundestagut 

Delegacioni i grupit parlamentar për bashkëpunim me Evropën Juglindore pranë Bundestagut, sot qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe në kuadër të vizitës u takua me kryetarin e Kuvendit, z. Trajko Veljanoski. 

Delegacioni ishte në përbërje të z. Peter Vajs, z. Josip Juratoviq, z. Aleksandar Soranto Noj, z. Rudollf Hajnc Vize, z. Dirk Fepell dhe znj. Elizabet Fink, si dhe ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristine Allthauzer.            

Në fillim u theksua kënaqësia e ndërsjellë për takimin e realizuar dhe për mundësinë për të biseduar dhe për të këmbyer përvoja dhe qëndrime. 

Në takimin u diskutua për ngjarjet aktuale në Maqedoni, për të cilat Grupi parlamentar për bashkëpunim nga Bundestagu tregoi interesim. 

Kryetari Veljanoski potencoi rëndësinë në komunikimin dhe bashkëpunimin me Gjermaninë, veçanërisht sepse me Maqedoninë është partner tregtar i cili gjendet në vendin e parë dhe nga i cili vijnë numër i madh investimesh. 

Ai, gjithashtu, shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për aderim në BE dhe nevojën për mbështetje në atë rrugë. 

Bashkëbiseduesit shprehën dëshira për bashkëpunim të përbashkët të mëtutjeshëm. 

Click