Udhëheqja parlamentare

E martë, 28 prill 2015

Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin e Komisionit Monitorues të APKE 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot u takua me Delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Kuvendit të Evropës në përbërje z. Stefan Shenah, kryetar i Komisionit Monitorues, z. Robert Valter, raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë dhe z. Andreas Gros, kryetar i Grupit të Socialistëve të AP. 

Në takimin u diskutua për gjendjen politike aktuale dhe ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për bojkotin e opozitës në punën e Kuvendit si institucion që ka rëndësi kryesore në ndërtimin e demokracisë dhe në funksionimin e një shoqërie. Anëtarët e Delegacionit shprehën interes të veçantë në lidhje me rregullativën në Republikën e Maqedonisë që ka të bëjë me pjesëmarrjen e deputetëve në punën e Kuvendit dhe çështjen për marrjen e mandateve të deputetëve. 

Kryetari Veljanoski theksoi se si jurist gjithmonë angazhohet për respektim të rreptë të rregullave juridike në shtet, megjithatë si kryetar i parlamentit maqedonas lë hapësirë për zhvillimin e dialogut politik. Gjithashtu, kryetari Veljanoski shprehu falënderim ndaj AP të KE për qëndrimin principiel për ta dënuar bojkotin si hap të cilin opozita e ndërmerr në veprimin e tij politik. 

Në fund të takimit anëtarët e Delegacionit shfaqën shpresë se urat ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike janë stabile dhe shpresojnë në epilog pozitiv të gjendjes politike momentale. 

Click