Udhëheqja parlamentare

E enjte, 9 prill 2015 

Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin nga Republika e Turqisë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Romëve 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me Delegacionin nga Republika e Turqisë, në përbërje me: z. Dursun Ali Shahin, guvernator i Edrenes; z. Shaban Çobanogllu, nënkryetar i Institutit "Junus Emre"; z.  Shefik Kantar, nënkryetar i UKID, Shoqata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim; si dhe z. Omur Solendil, ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, delegacioni u shoqërua nga ministri pa portofol, z. Nezhdet Mustafa. 

Përveç Ditës ndërkombëtare të Romëve, shkas për takimin ishte edhe promovimi i komunitetit të quajtur Unioni ballkano-rom - BAROM, ku z. Nezhdet Mustafa është kryetar i bordit udhëheqës. Delegacioni i Republikës së Turqisë përbëhet nga përfaqësues që kanë ndihmuar në formimin e këtij komuniteti. 

Në takimin u diskutua për komunitetin rom në Republikën e Maqedonisë dhe të drejtat e tij, për pjesëmarrjen dhe kontributin në jetën shoqërore. Gjithashtu u diskutua edhe për miqësinë e madhe të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.  

Click