E mërkurë, 1 tetor 2014
Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin zgjedhor të Programit IPS
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me Delegacionin zgjedhor të Programit IPS për vitin 2015 të Bundestagut gjerman.
Delegacioni zgjedhor këtë vit përbëhet nga z. Shtefan Shvarce, deputet në Bundestagun gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë; znj. Saskia Lojenberg, përfaqësuese nga Bundestagu gjerman; dr. Shtefan Karsh nga Universiteti Humbollt në Berlin; SH.T. Kristine D. Alt'hauzer, ambasador i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Helta Tajpel, atashe për kulturën në Ambasadën.
Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) është aktivitet tradicional i Bundestagut gjerman, që bashkërisht me Universitetin Teknik, Universitetin e Lirë dhe Universitetin Humbollt në Berlin u jep mundësi të rinjve nga vendet e Evropës Juglindore që të njoftohen nga afër me sistemin parlamentar të Gjermanisë.
Programi IPS përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizohet që nga viti 2001. Deri më tani pjesë e këtij Programi kanë qenë 40 pjesëmarrës nga Maqedonia.
Delegacioni zgjedhor për nominimin e pjesëmarrësve të programit IPS për vitin 2015, nesër, 2 tetor, do ta bëjë përzgjedhjen e kandidatëve të rinj.
Nga viti 2008 kandidatët e përzgjedhur para se të shkojnë në Bundestag kalojnë program për njohjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përmes të cilit takohen me të punësuarit në shërbimin e kuvendit, njoftohen me punën e të gjithë sektorëve, e mësojnë më hollësisht procedurën legjislative dhe funksionimin e dhomës legjislative.