Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 26 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DEPUTETËT E BUNDESTAGUT TË GJERMANISË, Z. HOHANES ZELE DHE Z. JOSIP JURATOVIQ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe për mundësinë për të diskutuar, me deputetët e Bundestagut të Gjermanisë, për tema të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe Bashkimin Evropian. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi i të dy shteteve karakterizohet me miqësi dhe me mirëkuptim, por edhe me nevojën për bashkëpunim më të madh parlamentar. Ky bashkëpunim duhet të jetë në nivel të grupeve parlamentare, si dhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve dhe për atë qëllim kryetari Veljanoski i dërgoi ftesë Kryetarit të Bundestagut për ta vizituar Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në bashkëpunimin ekonomik të cilin e vlerësoi si të suksesshëm pas investimit të kompanive gjermane në Republikën e Maqedonisë, gjë që paraqet një shembull të mirë edhe për kompanitë tjera për të investuar në Maqedoni, me ç'rast do të ketë zhvillim më të shpejtë ekonomik në vend. 

Në këtë takim u fol edhe qëllimet dhe prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Gjithashtu, u potencua edhe kontesti i imponuar nga Greqia, si pasojë e të cilit Maqedonia ende nuk mund të jetë pjesë e BE-së. 

Kryetari Veljanoski shtoi se reformat do të vazhdojnë dhe se ato realizohen për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për të arritur progres më të madh ekonomik, të cilën e vërteton edhe deklarata e paradokohshme e komisarit për çështje ekonomike dhe politikë monetare, z. Oli Ren, në të cilën përmend se Republika e Maqedonisë është e dyta në Evropë për nga rritja ekonomike.

Deputetët e Bundestagut në takimin nënvizuan se janë përkrahës aktivë të Republikës e Maqedonisë dhe të të gjithë vendeve të rajonit dhe ndjekës të reformave dhe zhvillimit të proceseve integruese drejt BE-së. 

Deputeti Johanes Zele theksoi se pajtohet me nevojën për zmadhimin e bashkëpunimit parlamentar të të dy shteteve dhe shprehu falënderim për ftesën e Kryetarit të Bundestagur për ta vizituar Republikën e Maqedonisë. 

Deputeti Josip Juratoviq në takimin theksoi se realizimi i reformave dhe përmbushja e kushteve janë kryesore për integrim më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë, por edhe të rajonit. Ai theksoi se BE-ja punon vazhdimisht për të siguruar liri, siguri dhe paqe në gjithë Evropën. BE-ja para se gjithash përbën komunitet të vlerave demokratike, e më pas komunitet të interesave ekonomike,.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë dhe për gjendjen politike në vend.

Click