Udhëheqja parlamentare

E hënë, 24 nëntor 2014 

Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetarin e Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, z. Xhemil Çiçek 

Sot z. Xhemil Çiçek, kryetar i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski realizuan takim të përbashkët. 

Në takimin të dy bashkëbiseduesit shprehën përshëndetje të ngrohtë dhe falënderim të sinqertë për realizimin e takimit të sotëm. 

Të dy kryetarët u pajtuan se vizitat e ndërsjella zyrtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë vetëm i vërtetojnë marrëdhëniet e zhvilluara miqësore, për të cilën kontribuon edhe bashkëpunimi i grupeve parlamentare për miqësi si dhe bashkëpunimi i komisioneve të Kuvendit dhe administratës. 

Në takimin u diskutua për gjendjet aktuale në të dyja vendet dhe rajonin. Gjithashtu u potencua edhe bashkëpunimi i rëndësishëm të cilin e ka Maqedonia dhe Turqia në sfera të ndryshme por me theks të veçantë në ekonominë, kulturën dhe arsimin dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtutjeshme.

Kryetari Veljanoski e falënderoi kolegun e tij për mbështetjen që e merr Republika e Maqedonisë në lidhje me Integrimet euroatlantike veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në NATO anëtare e së cilës është Turqia.

Të dy bashkëbiseduesit vërtetuan se stabiliteti rajonal është me rëndësi të veçantë, e për këtë të dyja palët japin kontribut të rëndësishëm. 

Në takimin u diskutua edhe për komunitetin etnik turk i cili jeton në Republikën e Maqedonisë dhe për aktivitetin e tij ekonomik dhe shoqëror pozitiv. 

Click