Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 23 maj 2015, Tirane 

Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.  Kadri Veseli 

Ne kuadër të Sesionit të dytë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Shqipëri, Tiranë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, u takua me z. Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Në takimin u diskutua për gjendjet aktuale në të dyja vendet, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim në sferat me interes të ndërsjellë. 

Kryetari i Parlamentit të Kosovës shprehu falënderim për mbështetjen e shprehur në lidhje me përfshirjen e delegacionit nga Prishtina në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të PBEJL, si anëtar i barabartë i Asamblesë. 

Click