Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 23 maj 2015, Tiranë 

Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq 

Në margjinat në Sesionin e dytë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore që mbahet në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me z. Ranko Krivokapiq, kryetar i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi. 

Në takimin u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, si dhe për gjendjet aktuale në të dyja vendet dhe në rajon. 

U vërtetua përcaktimi për pjesëmarrje aktive në punën e Asamblesë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, si forum i rëndësishëm për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. 

Click