Udhëheqja parlamentare

E martë, 20 janar 2015 

Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, nga sot qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Në kuadër të vizitës, të dy kryetarët realizuan takim në të cilin u diskutua për gjendjet momentale në të dyja vendet, për mundësitë për bashkëpunim dhe avancim të marrëdhënieve të plota. 

Kryetari Veljanoski, duke shprehur kënaqësi nga vizita e z. Meta, nënvizoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve janë të mira dhe se vazhdimisht shënojnë trend rritës. 

Ai e përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për ndarjen e statusit të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, si dhe gatishmërinë e Maqedonisë për bartjen e përvojës 8 vjeçare si vend kandidat për anëtarësim në BE, në kontekst të harmonizimit të legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së. 

Z.Meta, duke u falënderuar për mikpritjen, shprehu falënderim për ftesën për ta vizituar Republikën e Maqedonisë dhe kënaqësi të veçantë që kjo është vizita e parë në Maqedoni si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. 

Kryetari Meta e theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe e fuqishme nga Shqipëria për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim të saj në NATO, si dhe bindjen se të dyja shtetet bëjnë pjesë në BE. 

Në mënyrë plotësuese, z. Meta u përqendrua edhe në zhvillimin dhe ndërtimin e Korridorit 8, përkatësisht ndërtimin e linjës hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në mënyrë plotësuese do t'i lidhë të dyja vendet, si dhe rajonin. 

Të dy bashkëbiseduesit u përqendruan edhe në komunitetet etnike që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë në të dyja shtetet; për rolin e tyre në shoqëritë, si dhe për rolin dhe implementimin e Marrëveshjes Kornizë. Ato e nënvizuan rolin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe implementimin e tij të plotë.

Z. Meta e informoi kryetarin Velajnoski për takimin me kryetarin e komunës së Pustecit, me ç'rast tema ka qenë mbështetje më e madhe për integrim të mëtutjeshëm të pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se përveç bashkëpunimit solid, ekziston hapësirë për avancim të bashkëpunimit në shumë sfera, si energjetika, mjedisi jetësor, bujqësia, arsimi, turizmi dhe shëndetësia. 

Click