Udhëheqja parlamentare

E hënë, 16 shkurt 2015 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z. ALEKSANDAR VUÇIQ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski sot u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq.

Në fillim kryetari Veljanoski e shprehu kënaqësinë e vet nga takimi me ç'rast theksoi se takimet e tilla e vërtetojnë komunikimin e mirë bilateral të cilin e kultivon republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë.

Kryetari Veljanoski e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm parlamentar ndërmjet të dyja vendeve ku vazhdimisht punohet me këmbim të ndërsjellë të ideve dhe propozimeve të reja. 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, z. Vuçiq duke u falënderuar për mikpritjen, i potencoi marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet të dyja vendeve, e që vërtetohen edhe njëherë me mbledhjen e sotme e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.

Kryeministri Vuçiq e informoi kryetarin Veljanoski për rrjedhën e bisedimeve dhe konkluzioneve nga mbledhje e sotme e përbashkët e Qeverive me ç'rast u nënshkruan disa marrëveshje bilaterale nga sfera të ndryshme. Këto marrëveshje do të japin kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik për të cilin të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është me rëndësi të veçantë për të dyja shtetet dhe qytetarët e tyre. 

Të dy bashkëbiseduesit potencuan se të dyja shtetet duhet të punojnë bashkërisht veçanërisht në drejtim të realizimit të njërit prej qëllimeve prioritare të shteteve, e ai është integrimi i të dyja vendeve në BE. 

Në takim u diskutua edhe për ngjarjet aktuale në të dyja vendet dhe u shpreh transparenca dhe gatishmëria për bashkëpunim rajonal dhe vazhdim të miqësisë që ekziston ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.         

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe nënkryetarë dhe ministra të Qeverisë së Republikës së Serbisë si dhe nënkryetarë, koordinatorë të grupeve parlamentare dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Click