Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 23 maj 2015, Tiranë 

Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot mori pjesë në Sesionin e dytë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Shqipëri, Tiranë. Në Sesionin plenar, kryetari Veljanoski u takua me kryetarin e Kuvendit te Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.  

Të dy kryetarët shprehën kënaqësi nga mundësia për të diskutuar dhe për të këmbyer mendime për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen të dyja shtetet. Gjithashtu, e theksuan rendësin e bashkëpunimit parlamentar në procesin e integrimit dhe shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm rajonal. 

Njëkohësisht, u konstatua se ekziston hapësirë për avancimin e bashkëpunimit në sferën e energjetikës, mjedisit jetësor, bujqësisë dhe turizmit. Edhe në këtë rast u potencua rëndësia e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe implementimi i saj i plotë. 

Të dy kryetarët e parlamenteve u përqendruan edhe në zhvillimin dhe ndërtimin e Korridorit 8, përkatësisht ndërtimin e vijës hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, gjë që në mënyrë plotësuese do t'i lidhë këto dy vende, si dhe rajonin. 

Click