Udhëheqja parlamentare

E enjte, 10 shtator 2015 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NINA SOUMALAINEN, SHEFE E MISIONIT TË OSBE-SË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Në fillim bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi, i cili paraqet mundësi të shkëlqyeshme për t'u këmbyer mendime dhe qëndrime që janë me rëndësi të madhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në përgjithësi për shtetin. 

Në takimin u diskutua për ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në planin politik, ku u përshëndet fillimi i sërishëm i dialogut politik dhe zgjidhja graduale e problemeve që ndodhën me krizën politike. Në takimin, gjithashtu, u hapën edhe më shumë çështje rreth modeleve zgjedhore dhe realizimit të zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Znj. Soumalainen theksoi se OSBE-ja qëndron në dispozicion në lidhje me kërkesat që i ka Republika e Maqedonisë për reformat dhe realizimin demokratik të zgjedhjeve. 

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për Kodin Etik të cilin duhet ta miratojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si pjesë e reformave, e për të cilën nevojitet pëlqim nga të gjithë grupet e deputetëve. 

Kryetari Veljanoski theksoi se për Republikën e Maqedonisë janë më të rëndësishme të dyja prioritetet strategjike, përkatësisht fillimi sa më i shpejtë i negociatave për aderim në BE dhe anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. 
Bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen aktuale me refugjatët nga Lindja e Afërt, ku Republika e Maqedonisë gjendet si shtet transit. Kryetari Veljanoski theksoi se Maqedonia i respekton të gjitha standardet dhe rregullat që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian për këto gjendje të krizës, por duhet angazhim më i madh nga të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante për ballafaqim të suksesshëm me këtë gjendje dhe më pak dëm në lidhje me refugjatët. 

Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë. 

Click