E enjte, 4 qershor 2015
Takimi i kryetarit Veljanoski me përfaqësuesit e AP OSBE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me përfaqësuesin special të Asamblesë Parlamentare të OSBE për Evropën Juglindore, z. Roberto Bateli dhe ambasadori Andreas Notele, përfaqësues special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë.
Në fillim bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi, gjë që paraqet mundësi të shkëlqyeshme për t'u këmbyer mendimet dhe qëndrimet, gjë që është me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë.

Në takimin u diskutua për ngjarjet aktuale në shtet, rezultatet e mundshme nga ngjarjet politike momentale, si dhe për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në realizimin e reformave për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO.
Kryetari Veljanoski e përshëndeti marrëveshjen e arritur ndërmjet liderëve të partive politike për tejkalimin e mospajtimeve dhe shfaqi shpresë se së shpejti Kuvendi do të fillojë të funksionojë në përbërje të plotë, meqë puna e Kuvendit dhe kontributi i tij në funksionim të një shteti, është me rëndësi ekskluzive.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend, sepse foltorja e Kuvendit është instrument më i mirë përmes të cilit mund të shprehen mendimet dhe qëndrimet dhe prandaj opozita duhet që në mënyrë konstruktive të marrë pjesë në punën e Kuvendit.

Përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, z. Roberto Bateli, theksoi se nevojitet të implementohet marrëveshje të cilën e arritën partitë politike në ndërmjetësim me komisarin Han, veçanërisht vërejtjet në lidhje me Listën e Zgjedhësve, që në të ardhmen të shmangen spekulime të shumta. Nevojitet që të punohet në atë që qytetarët ta kthejnë mirëbesimin në institucionet, e ky është çast kryesor në atë drejtim.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se të gjitha faktorët e prekur do të japin imput pozitiv për përmirësimin e klimës politike në shtet.