Udhëheqja parlamentare

E hënë, 13 tetor 2014 

Takimi i kryetarit Veljanoski me përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë, z.  Todor Atanasovski, z. Tome Maleski, znj. Verka Bunteska dhe z. Boris Stojanovski, duke ua uruar personalisht 11 Tetorin - Dita e kryengritjes popullore dhe duke e theksuar rëndësinë dhe rolin e tyre në lirinë dhe mirësinë e saj, të cilën sot e kemi falë guximit të tyre, qëndrueshmërisë dhe angazhimeve të fuqishme.

 

Në takimin bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjen aktuale në plan politik në Republikën e Maqedonisë, për problemet dhe sfidat si pjesë e përditshmërisë, për përkushtimin dhe përpjekjet që bëhen për realizimin e përcaktimeve strategjike të shtetit tonë.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve e informuan kryetarin për çështje të caktuara, me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteteve dhe me funksionimin e Lidhjes.

Kryetari Veljanoski dhe mysafirët bashkë e vizituan pjesën e rinovuar të godinës së Kuvendit ku gjendet edhe Dhoma përkujtimore e ASNOM-it, që është bërë në vitin 2004 me rastin e 60 vjetorit të Kryesimit të parë të KAÇKM-it, ndërsa vitin e kaluar (2013), në përbërje të rikonstruktimit të plotë të godinës së parlamentit, është rinovuar edhe kjo dhomë.   

Click