E martë, 9 dhjetor 2014
Takimi i Kryetarit Veljanoski me Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Maqedonisë me seli në Sofje SH.T. Znj. Anik Van Kalster
Në fillim të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin e realizuar me dëshirë për thellimin e bashkëpunimit në më shumë sferë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në takimin e informoi ambasadoren Van Kalster me gjendjen momentale në shtet. Të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirë për kthimin më të shpejtë të opozitës në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në takimin u potencua se ekziston dëshirë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për të cilin do të kontribuojnë të dyja palët.
Gjithashtu në takimin u diskutua çështja për Integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë si qëllim i saj prioritar për të cilin ambasadorja shprehu mbështetje. Të dy bashkëbiseduesit e potencuan bashkëpunimin e mirë ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Belgjikës dhe njëkohësisht e cekën kompaninë belgjiane "Van Hol" si vërtetim për këtë bashkëpunim.