E martë, 7 tetor 2014
Takimi i Kryetarit Veljanoski me z. Brajan Binli dhe z. Mark Priçard
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z. Brajan Binli dhe z. Mark Priçard.
Në fillim u shpreh kënaqësi e dyanshme për takimin e realizuar.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjet aktuale në të dyja vendet, si dhe për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, dhe u shpreh mbështetje nga ana e z. Binlli dhe z. Priçard në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe BE.
Gjithashtu, u theksua edhe angazhimi për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë dhe aktualizimin e saj.
Kryetari Veljanoski e potencoi durimin dhe optimizmin që e ka pala maqedonase në rrugën drejt integrimit dhe se është me rëndësi të veçantë të jemi të integruar formalisht në proceset evropiane, sepse edhe në aspektin territorial i përkasim Evropës.
U potencua edhe rëndësia për zhvillim në të gjitha sferat që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, me theks më të madh në zhvillimin ekonomik.
Në takimin u theksua rëndësia edhe përfitimet pozitive që i sjell diplomacia parlamentare që realizohet përmes këtij lloji të bisedimeve, si dhe të gjitha bashkëpunimet të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka pasur me Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, u potencua raporti i vazhdueshëm miqësor që e kanë të dyja vendet.