Udhëheqja parlamentare

E premte, 5 dhjetor 2014

Takimi i kryetarit Veljanoski me raportuesin e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, z. Ivo Vajgëll 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me raportuesin e sapoemëruar të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, z. Ivo Vajgëll 

Njëkohësisht, u shpreh kënaqësi e dyanshme për takimin e realizuar, si dhe u shfaq shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të mirë. 

Kryetari Veljanoski e shprehu bindjen e tij në qëllimin e mirë të institucioneve evropiane për mbështetjen e madhe të deritanishme në përforcimin e dhomës legjislative, përkatësisht në bashkëpunimin e dyanshëm dhe qëllimin për përmirësim në të gjitha sferat e punës, e si vërtetim i kësaj është Raporti i gjashtë me radhë me rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave. 

Gjithashtu, kryetari Veljanoski e njoftoi raportuesin me gjendjen momentale në Republikën e Maqedonisë dhe në Kuvend. Njëkohësisht, ai theksoi se të gjithë subjektet politike janë përgjegjëse për realizimin e demokracisë parlamentare dhe në atë kuptim sugjeroi se bojkoti momental i opozitës ka ndikim negativ mbi punën e Kuvendit, mbi përshtypjen e plotë të cilën e përfiton opinioni dhe komuniteti ndërkombëtar. 

Z. Veljanoski theksoi se edhe ai si kryetar i përdor të gjitha mekanizmat që ia mundëson Rregullorja dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë që të mundësojë dialog ndërmjet partive politike dhe është i bindur se vetëm dialogu institucional kontribuon për shtetin. 

Raportuesi Vajgëll e shprehu përkrahjen e tij dhe qëndrimin e sinqertë miqësor ndaj Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se e përkrah dialogun politik të realizuar përmes institucioneve, para se gjithash përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, nënvizoi se funksionimi i plotë i Kuvendit kontribuon për krijimin e një pasqyre pozitive për shtetin, si për integrimet evropiane. 

Raportuesi Vajgëll theksoi përgjegjësinë që e mbajnë subjektet politike, e të cilën e fitojnë në zgjedhjet nga të gjithë qytetarët, dhe se e njëjta duhet të realizohet përmes institucioneve, në këtë rast përmes Kuvendit. 

Ai shfaqi përkrahje për tejkalimin e të gjitha sfidave për integrimin e RM-së në BE. 

Click