Udhëheqja parlamentare

E martë, 17 shkurt 2015 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KOMISARIN PËR POLITIKË FQINJËSORE EVROPIANE DHE NEGOCIATA PËR ZGJERIM TË BASHKIMIT EVROPIAN, Z. JOHANES HAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski u takua me komisarin për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Johanes Han. Në fillim të takimit kryetari Veljanoski shprehu falënderim për vizitën e komisarit, me ç'rast theksoi se takimet e tilla janë mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të mendimeve dhe qëndrimeve gjë që është me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në drejtim të realizimit të njërit nga qëllimet priorioritare të shtetit, e ai është integrimi i vendit në BE. 

Në takimin u bisedua për përkushtimin e RM-së në realizimin e reformave për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE, për ngjarjet aktuale në shtet dhe aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit të RM-së. 
Komisari për zgjerim të BE-së, z. Han theksoi se vizita e tij e sotme është me qëllim që të theksohet interesimi i BE-së dhe institucioneve të saj për tejkalimin sa më të shpejtë të mospajtimeve momentale të krijuara në nivel politik. Komisari potencoi se Parlamenti Evropian është gati të ndihmojë me ndërmjetësimin e tij të jashtëm nëse kjo do të kontribuojë në tejkalimin e gjendjes aktuale. 

Kryetari Veljanoski theksoi se ndoshta nëse realizohet një takim i përbashkët i partive politike maqedonase bashkë me partitë evropiane simotër do të fillojë dalëngadalë të punohet në kthimin e mirëbesimit ndërmjet tyre, gjë që është bazë për dialogun e mëtutjeshëm dhe për tejkalimin e mospajtimeve. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se puna e Kuvendit dhe kontributi në funksionimin e një shteti është me rëndësi ekskluzive, prej nga del edhe nevoja që të punojë me kapacitet të plotë.

Kryetari Veljanoski theksoi se deri më tani të gjithë deputetët bashkërisht kanë punuar për përforcimin e vazhdueshëm të kapacitetit të Kuvendit, për të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë çdo vit merr vlerësim pozitiv në Raportin e BE-së.  Kryetari Veljanoski edhe njëherë shfaqi shpresë se opozita do të pranojë të kthehet dhe të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në punën e Kuvendit. 

Komisari Han u pajtua se në një shoqëri të pjekur demokratike debati duhet të zhvillohet në parlament sepse foltorja e Kuvendit është instrument më i mirë për t'u shprehur mendimet dhe qëndrimet. Ai theksoi se pret që të gjithë partitë politike të kontribuojnë në përafrimin e qëndrimeve të ndryshme dhe shpreson se opozita do të inkuadrohet në punën e Kuvendit. 

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se vizita e sotme dhe takimet e komisarit me të gjitha faktorët e prekur do të jenë imput nxitës në përmirësimin e klimës politike në shtet. 

Click