Udhëheqja parlamentare

E hënë, 14 korrik 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. MAJKËLL SADERLEND, KRYETAR I PARLAMENTIT TË AUSTRALISË PERENDIMORE

Në fillim të takimit, z. Majkëll Saderlend, shprehu kënaqësi për mundësinë për ta vizituar Republikën e Maqedonisë, të bindet në mikpritjen e qytetarëve të saj, si dhe për mundësinë për takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski.  

Kryetari Veljanoski në takimin theksoi se vizitat e nivelit më të lartë kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit të të dyja shteteve, që nënkupton edhe bashkëpunim në nivel parlamentar. Bashkëbiseduesit janë dakord se vizitat e Grupeve për bashkëpunim të të dyja parlamenteve, kontribuojnë në marrëdhëniet e mira miqësore të të dyja shteteve. 

Të dy bashkëbiseduesit folën për rëndësinë dhe kontributin që e jep komuniteti maqedonas në Australi dhe konstatuan se pikërisht komuniteti maqedonas në Australi është në rritje të vazhdueshme dhe është inkuadruar në politikat dhe rrjedhat ekonomike të shoqërisë australiane. Gjithashtu, në takimin u theksua se komuniteti maqedonas është e kënaqur nga qëndrimi i shtetit ndaj tyre dhe nga mënyra në të cilën ua kthen për përkushtimin dhe besnikërinë. 

Bashkëbiseduesit potencuan edhe rëndësinë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve, veçanërisht në sferën ekonomike, si dhe për investimin e kompanive australiane në Republikën e Maqedonisë. Kryetari i Parlamentit të Australisë Perëndimore theksoi se degë veçanërisht e zhvilluar në Australinë Perëndimore është xehetaria dhe mund të zhvillohet bashkëpunim në atë sferë me Republikën e Maqedonisë. 

Gjatë takimit, z. Saderlend u interesua edhe për ngjarjet politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe për progresin ekonomik. Ai shprehu kënaqësi nga progresi dhe modernizimi i kryeqytetit, dhe theksoi se ky është indikator i mirë për stabilitet ekonomik. 

Click