Udhëheqja parlamentare

E martë, 19 shtator 2014 

Takimi i kryetarit Veljanoski me z. Oven xhenkins

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me drejtorin e Zyrës për Punë të Jashtme dhe Çështje të Komonveltit të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Oven Xhenkins. Në takimin ishte i pranishëm dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, z. Çarls Garet.

Kryetari Veljanoski e potencoi aspirimin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane, njëkohësisht duke theksuar se me integrimin e Ballkanit Perëndimor, Evropa e merr formën e saj të plotë.

Gjithashtu, u potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Ambasadën e Britanisë së Madhe, si dhe bashkëpunimi me Fondacionin Vestministër, nga të cilët kanë dalë projekte të shkëlqyeshme.  

Z. Xhenkins shprehu falënderim për takimin e realizuar. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor është prioritet për Britaninë e Madhe për të cilën angazhohet aktivisht.

Në takimin u diskutua për çështjet aktuale, bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhëniet miqësore për të cilat bëhen përpjekje që të vazhdojnë në drejtim pozitiv. 

Click