Udhëheqja parlamentare

E martë, 2 dhjetor 2014

Takimi i kryetarit Veljanoski me zëvendëskryetaren e Republikës Socialiste të Vietnamit, znj. Ngujen Ti Doan 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me zëvendëskryetaren e Republikës Socialiste të Vietnamit, znj. Ngujen Ti Doan.  

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë vërteton marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Socialiste të Vietnamit, të cilët janë bazë që në të ardhmen të shënojnë trend rritës. 

Zëvendëskryetarja Doan e theksoi nevojën për intensifikim të mëtutjeshëm të vizitave të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, me qëllim thellimin e bashkëbanimit bilateral. 
Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i planit multilateral, i cili zhvillohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara. 

Në takimin, bashkëbiseduesit këmbyen mendime se si mund të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet të dyja vendeve, e cila është në nivel shumë të lartë, ndërsa mundësitë nuk janë mjaft të shfrytëzuara.

Kryetari Veljanoski theksoi se me përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik të të dyja vendeve mundësohet avancimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat, sepse Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdimisht punon në përmirësimin e kushteve për komunitetin e biznesit dhe orientohet në tërheqjen e investimeve të huaja. 

Të dy bashkëbiseduesit e theksuan transparencën e të dyja palëve për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa me rëndësi të madhe për të dyja shtetet do të jetë Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit, e cila tanimë është harmonizuar. 

Znj. Doan theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe Marrëveshjes për promovim dhe mbrojtje të investimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Socialiste të Vietnamit, u hap një mundësi për formimin e kornizës juridike për bashkëpunim të mëtutjeshëm. 

Kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e Marrëveshjes për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, e cila është lidhur ndërmjet të dyja vendeve dhe ndikimin e saj në bashkëpunimin e mëtutjeshëm politik dhe ekonomik. 

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, veçanërisht sepse diplomacia parlamentare gjithmonë mund të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha sferat. 

Të dy bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për të formuar grupe parlamentare për bashkëpunim në të dyja parlamentet dhe nevojitet të nxitet bashkëpunimi ndërmjet komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit Nacional të Vietnamit. 

Për atë qëllim, zëvendëskryetarja Doan Kryetarit Veljanoski ia përcolli ftesën nga kryetari i Kuvendit Nacional të Vietnamit për vizitë në Republikën Socialiste të Vietnamit, bashkë me delegacionin e Kuvendit. 

Në takimin u bisedua për ngjarjet aktuale, si në rajonin, ashtu edhe në korniza botërore. Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për ngjarjet momentale në të dyja vendet. 

Takimi përfundoi me transparencë dhe gatishmëri të shprehur për bashkëpunim në të gjitha nivelet dhe vazhdim të miqësisë e cila ekziston ndërmjet Republikës Socialiste të Vietnamit. 

Click