Udhëheqja parlamentare



E hënë, 2 dhjetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RAPORTUESIN E KOMISIONIT MBIKËQYRËS TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ROBER VALLTER

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që përsëri kanë mundësi të takohen dhe të bisedojnë për ngjarjet aktuale dhe progresin e Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski shprehu falënderim nga përmbushja e deritanishme e detyrimeve dhe angazhimeve ndaj Këshillit të Evropës.  Ai shtoi se, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë jep vlerësim të lartë për rekomandimet e Këshillit të Evropës, dhe përmes implementimit të tyre si dhe përmes reformave të cilat i bën Republika e Maqedonisë kontribuohet për progres më të madh demokratik dhe zhvillim më të madh ekonomik. 

Në takimin u diskutua edhe për rekomandimet e paradokohshme për marrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, si dhe për reformat e realizuara në atë drejtim. Kryetari Veljanoski theksoi se integrimi në BE dhe NATO mbetet prioritet për Republikën e Maqedonisë, megjithatë prioritet mbi prioritetet janë reformat në sferën ekonomike të cilat do të sjellin benefit para së gjithash për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Lidhur me gjendjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski e informoi raportuesin Valter se pret që Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 të miratohet në seancën e cila do të caktohet kah mesi i dhjetorit dhe njëkohësisht pret edhe rrjedhë normale të punës së rregullt në Kuvend.

Gjithashtu, kryetari Veljanoski informoi se në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është formuar grup punues për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për hetimin e ngjarjeve në Kuvend nga 24.12.2012. Megjithëse puna e atij grupi punues është e bllokuar për shkak të braktisjes së komisionit nga ana e anëtarëve të opozitës, kryetari shfaqi shpresë se të gjithë ligjet, aktet nënligjore, ndryshmet e Rregullores së Kuvendit dhe aktet tjera do të miratohen në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2014.

Raportuesi Valter, e shfrytëzoi mundësinë ta urojë Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për bashkëpunimin dhe kontributin e suksesshëm në kuadër të punës së Asamblesë Parlamentare.

Kryetari Veljanoski theksoi se si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë gjithmonë e mbështet punën e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se Republika e Maqedonisë së shpejti do ta përfundojë dialogun pasmonitorues me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Click