E shtunë, 28 qershor 2014
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. ABDULLAH GJUL DHE ME PATRIKUN BARTOLOMEJ
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, Abdullah Gjul.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin e sotëm dhe për mundësinë për të kontribuar në marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, gjë që është në interes të të dyja shteteve.
Kryetari Gjul e vërtetoi përkrahjen e Republikës së Turqisë ndaj shtetit tonë në lidhje me integrimin në familjen evropiane dhe NATO dhe e shprehu angazhimin e tij personal për Republikën e Maqedonisë që sa më shpejtë të marrë anëtarësim në NATO.
Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen e fuqishme dhe prinicipiele nga Republika e Turqisë në fushën e integrimeve euroatlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë kushton vëmendje të veçantë në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale dhe mbetet anëtare e përkushtuar dhe e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, që jep kontribut të veçantë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, përmes respektimit dhe mirëkuptimit, mirëbesimit dhe dialogut konstruktiv.
Në takimin të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet shteteve tona vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi në sferën e ekonomisë dhe kulturës. U shpreh kënaqësi për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet te dyja vendeve dhe interes për thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.
Kryetari Veljanoski në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë, sot u takua me Patrikun Bartolomej.
Në takimin në Patriarkanën e Kostandinopojës, kryetari Veljanoski shprehu falënderim dhe respekt ndaj kontributit shpirtëror të cilin Patriku Bartolomej e jep në gjithë komunitetin ortodoks, në të cilin bën pjesë edhe populli maqedonas dhe Kisha ortodokse maqedonase - Dioqeza e Ohrit.
Patriku theksoi se takimet e tilla janë gjithmonë të mirëseardhura, paraqesin gëzim të madh për Patriarkanën, dhe se me kënaqësi takohet me kryetarin dhe delegacionin e Kuvendit.
Ai, gjithashtu, shpresoi se së shpejti do të gjendet zgjedhje për kontestin kishtar, si dhe shfaqi dëshira të sinqerta për zgjidhjen e kontestit me emrin me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi ende më shumë.
Kryetari Veljanoski shprehu bindje se vetëm me dialog, vullnet dhe respekt mund të tejkalohet çdo kontest, të gjendet zgjidhje për çdo çështje.
Kryetari Veljanoski ia përcolli përshëndetjen Patrikut Bartolomej dërguar nga Kryetari i Kishës Ortodokse, h.t. Stefani dhe i bëri ftesë për ta vizituar Republikën e Maqedonisë, që do të paraqesë gëzim të madh për qytetarët e Maqedonisë.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski Patrikut Bartolomej i dhuroi ikonë të Shën Mërisë.