Udhëheqja parlamentare



E martë, 6 nëntor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, bashkëbiseduesit të tij ia uroi fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke i dëshiruar punë të suksesshme në periudhën që vijon dhe theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me realizimin e takimeve të nivelit më të lartë, vazhdimisht rritet cilësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në bashkëpunimin ndërmjet të dyja parlamenteve që zhvillohet në të gjitha nivelet, duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është gati t'i përcjellë përvojat lidhur me miratimin e ligjeve me procesin integrues të Republikës së Maqedonisë. Në këtë pjesë të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky bashkëpunim jep kontribut të madh në marrëdhëniet bilaterale, ndërsa njëkohësisht forcon stabilitetin e rajonit dhe perspektivat e tij euroatlantike. 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, potencoi se për Republikën e Shqipërisë është shumë e rëndësishme të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Maqedonisë, si dhe Republika e Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë shtet fqinj që dëshiron integrim të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin u diskutua edhe për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, me ç'rast kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë theksoi se Republika e Shqipërisë plotësisht e përkrah anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, meqë përforcimi dhe stabiliteti i Republikës së Maqedonisë janë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Veljanoski, theksoi se vlera plotësuese në marrëdhëniet reciproke ndërmjet të dyja shteteve dhe qytetarëve të tyre do t'i japë vendim pozitiv Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që ta pranojë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të zmadhohet aktiviteti në përpunimin e projekteve të përbashkëta në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës. Gjithashtu, u diskutua edhe për arsimin si segment në të cilin duhet doemos të investohet më shumë për të mirën e gjeneratave të ardhshme në të dyja shtetet.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, theksoi se është dakord që të përforcohet më shumë bashkëpunimi rajonal, ku të gjithë shtetet fqinje do të bashkëpunojnë për ndërtim më të shpejtë të infrastrukturës rrugore dhe energjetike me çka do të zmadhohet rritja ekonomike në rajon. 
 

Click