
E enjte, 12 shkurt 2015
Takimi i kryetarit Veljanoski me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Maja Gojgoviq
Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Maja Gojkoviq, nga sot qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Të dy kryetarët u takuan në kuadër të vizitës në të cilën u diskutua për ngjarjet aktuale në të dyja vendet, për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe avancimin e tij, si dhe për avancimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat.
Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për vizitën e znj. Gojgoviq dhe i potencoi marrëdhëniet e mira dhe të afërta fqinjësore të cilat Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë i kanë pasur gjithmonë.
Ai e përgëzoi për statusin e marrë të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke potencuar se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë për bashkëpunim rajonal në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta për integrim evropian.

Znj. Gojgoviq u falënderua për mirëpritjen dhe për ftesën për ta vizituar Republikën e Maqedonisë.
Kryetarja Gojkoviq e potencoi rëndësinë për bashkëpunim parlamentar, jo vetëm në nivel të kryetarëve, por edhe në nivel të trupave punues, veçanërisht kur ai bashkëpunim është nxitur nga qëllimet e përbashkëta konstruktive.
Ajo theksoi se integrimi evropian nuk duhet të shikohet si zgjerim, por si kompletim i familjes evropiane kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.
Të dy bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë e pakicës maqedonase dhe serbe në shtetet e tyre dhe kënaqësinë për kontributin pozitiv që e japin në jetën shoqërore.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se përveç marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë që është realizuar deri më tani, ekziston hapësirë edhe për avancim të bashkëpunimit në shumë sfera.