Udhëheqja parlamentare

E enjte, 15 janar 2015 

Takimi i lamtumirës i kryetarit Veljanoski me ambasadorin amerikan, z. Poll Vollers 

Në fillim, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi i sotëm dhe falënderim për të gjitha takimet e deritanishme, të cilat janë një nga indikatorët për bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet të dyja vendeve. Bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi është zhvilluar në nivel veçanërisht të lartë, me mirëkuptim dhe miqësi të ndërsjellë. 

Në takim, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, theksoi se Republika e Maqedonisë SHBA-në e sheh si mik të madh, i cili gjithmonë e ndihmon shtetin tonë dhe qytetarët dhe u falënderua për mbështetjen e deritanishme që e merr Kuvendi i RM-së. 

Kryetari Veljanoski shfaqi shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetja të cilën SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë dhe se sa më shpejtë do të përmbushet qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë, e ai është anëtarësimi në NATO dhe BE. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se integrimi i Republikës së Maqedonisë është me rëndësi të veçantë, si për rajonin ashtu edhe për Evropën në tërësi. 

Ambasadori Vollers e shprehu kënaqësinë e tij nga bashkëpunimi me Kuvendin e RM-së dhe me kryetarin Veljanoski. Ai theksoi se në të ardhmen shpreson të ketë rritje të numrit të vizitave nga ana e kongresistëve dhe senatorëve amerikanë dhe në atë mënyrë të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit Volers në detyrat e tij të ardhshme dhe e potencoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim dhe për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së në RM.  

Click