E mërkurë, 14 tetor 2015
TAKIMI I PARË I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË BOSNJË E HERCEGOVINËS NË MAQEDONI, SH.T. LEPA BABIQ
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizim takim të parë me ambasadorin e sapoemëruar të Bosnjë e Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Lepa Babiq.
Kryetari Veljanoski i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme znj. Babiq.
Të dy bashkëbiseduesit folën për gjendjet aktuale në të dyja shtetet miqësore. Vëmendje të veçantë iu kushtua temës për bashkëpunim ekonomik, për të cilën u pajtuan se është me rëndësi të veçantë të zhvillohet në mënyrë më intensive dhe të arrihet nivel i ri më i lartë. Gjithashtu, u diskutua edhe për gjendjen aktuale me migruesit që transitojnë nëpër rajon.
Znj. Lepa Babiq theksoi se e kanë ndjekur përvojën pozitive të Republikës së Maqedonisë në lidhje me hapat drejt NATO-s dhe procesit eurointegrues, duke pasur parasysh atë se Bosnja e Hercegovina synon drejt qëllimeve të njëjta.
Në takimin u diskutua për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, si në nivel të lartë, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim.