Udhëheqja parlamentare

E martë, 7 tetor 2014 

U mbajt Mbledhja konstituive e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e mbajti Mbledhjen konstituive të Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë për mandatin e ri parlamentar (2014-2018).  

Seksionin e përbëjnë deputetët që shërbehen me gjuhen frënge, e kjo veçanërisht ka të bëjë me mbledhjet ndërkombëtare. Seksioni themelohet për shkak të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë dhe për këmbim të përvojave me parlamentet dhe organet e Organizatës së Frankofonisë dhe me vendet frankofone.

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është asamble përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe është asamble e saj këshillimore. Ajo është vend për debate dhe për këmbim informatash në sferat që janë me interes të përbashkët për të gjitha shtetet.  

Asambleja Parlamentare mban lidhje të rregullta me Konfederatën e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve frankofone.  

Në Asamblenë Parlamentare janë paraqitur 81 parlamente të shteteve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare.  

Republika e Maqedonisë mori statusin e anëtares së asociuar në Agjencinë Ndërkombëtare për Frankofoni në Samitin e tetë të mbajtur në vitin 1999, e në vitin 2000 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u pranua si anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare e Frankofonisë.  

Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonise është themeluar në janar të vitit 2001. Që atëherë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, siç janë sesionet e rregullta vjetore, sesionet evropiane rajonale, mbledhjet e komisioneve, mbledhjet e konferencave, mbledhjet e Rrjetit të femrave parlamentare, mbledhjet e Rrjetit parlamentar për luftë kundër HIV/SIDËS.

Në mbledhjen e sotme kryetar i Seksionit u zgjodh z. Xhevat Ademi, e njëkohësisht u zgjodhën edhe nënkryetarët, anëtarët e Byrosë së Seksionit dhe anëtarët e Delegacionit.   

Click