E enjte, 11 shtator 2014, Osllo
VELJANOSKI NË KONFERENCËN EVROPIANE NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot ishte i pranishëm në hapjen e Konferencës Evropiane në nivel të kryetarëve të parlamenteve në Oslo, Norvegji. Konferencën e hapi kryetari i Stortingut të Norvegjisë, z. Olemik Tomesen dhe kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. An Braser. Fjalim hyrës mbajti edhe sekretari i Këshillit të Evropës, z. Torbjorn Jaglland dhe ministri i Çështjeve të BE-së, z. Vidar Helegesen.
Në vazhdimësi të Konferencës, kryetari Veljanoski mbajti fjalim në sesionin e parë, me temë: "Të drejtat dhe liritë kushtuese themelore - pjesëmarrja, mirëbesimi dhe debati publik si kushte për demokracinë
Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski realizoi edhe takime bilaterale me kolegë të tij, kryetarë të parlamenteve që marrin pjesë në Konferencën Evropiane.