E martë, 21 tetor 2014
Kryetari Veljanoski e pranoi Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, z. Omur Sholendill
Në fillim të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin, ndërsa kryetari Veljanoski ambasadorit të Republikës së Turqisë, z. Omur Sholendill i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij.
Kryetari Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë bashkëpunim bilateral shumë të afërt dhe miqësor, me vizita nga të dyja anët në nivel të lartë. Kryetari i Kuvendit në veçanti e theksoi kënaqësinë nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit me Kuvendin e madh popullor të Republikës së Turqisë, si dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare përmes të cilës mund edhe më shumë të kontribuohet në marrëdhëniet e të dyja vendeve.
Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal të të dyja shteteve veçanërisht në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore si dhe për thellimin e bashkëpunimit në shoqata dhe procese tjera të cilat janë me interes të ndërsjellë.
Të dy bashkëbiseduesit janë dakord se Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të frytshëm edhe në shumë fusha tjera, siç është ekonomia, tregtia, industria, mbrojtja, arsimi dhe kultura. Në veçanti u theksua prezenca e një numri të madh të kompanive në Maqedoni, për të cilat ekziston interes i madh edhe më tutje nga ana e biznesmenëve turq të cilët dëshirojnë të investojnë në Maqedoni.
Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Turqisë, Omur Sholendil shprehu kënaqësi dhe falënderim për takimin dhe në veçanti i theksoi relacionet e deritanishme miqësore ndërmjet të dyja vendeve, shfaqi shpresë se kështu do të jetë në të ardhshmen dhe e shprehu gatishmërinë e vet për të kontribuar aktivisht edhe në thellimin më të madh të bashkëpunimit në të gjitha nivelet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.
Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim si dhe Kabinetin e tij për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikën e Turqisë në Republikën e Maqedonisë.