Aktivitetet

E enjte, 29 qershor 2017 

Debat publik me temë: Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, më 27 qershor 2017 mbajtën Debat publik me temë:  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune. 

Mbledhjen me fjalime të tyre e hapën kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Daniella Rangellova, zëvendëskryetarja e Punës dhe Politikës Sociale, Vesna Pemova dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri. 

Në diskutimin u inkuadruan deputetët: Nolla Ismajlloska Starova, Vankover Mançev, Maja Moraçanin, Pavle Bogoevski, Sllagjana Mitovska, Katerina Kuzmanovska, Liljana Zaturoska, Nikica Korubin, Jagoda Shahpaska, Pavlinçe Çestojnova, Nevenka Stamenkovska dhe Bllagica Llasovska, si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, mjekë dhe profesorë dhe atë: Elizabeta Bozhinovska nga HERA, Dragana Drndarevska nga Koalicioni TSSHKM, dr. Katerina Stavriq nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve të RM-së, Marija Savovska nga Aksini Shoqata, Marija Bashevska nga Reaktor, Daniella Panova nga OFK Shën  Nikolla, Borjan Pavllovski nga ESB, Daniella Dimitrievska nga LGM, Savka Todorovska nga KNBGJ/KGM, dr. Liljana Kojiq nga ISHP Klinika për sëmundje të fëmijëve, Valentina Disoska nga Shoqata e femrave të biznesit, prof. dr. Tatjana Koteva - Mojsovska nga Fakulteti Pedagogjik dhe Marija Gelevska nga ESB.

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim: 

  • Nevojitet analizë gjithëpërfshirëse dhe debat plotësues për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune. 
  • Të parashtrohet kërkesë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale për mbajtje të debatit mbikëqyrës për implementimin e deritanishëm të Ligjit për marrëdhënie pune në pjesën e pushimit të lindjes. 
  • Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale vazhdimisht do të mbajnë konsideratë për mosdiskriminimin gjatë punësimit të femrave dhe gjatë çdo ndryshimi ligjor do t'i kenë parasysh nevojat e nënës dhe shëndetin e fëmijës, ndërsa do të sugjerojnë edhe shqyrtim të mundësisë për të drejtën individuale për shfrytëzim të pushimit të lindjes nga ana e të dy prindërve, njëkohësisht duke mbajtur konsideratë edhe për familjet me një prindër. 
Click