Aktivitetet

E enjte, 5 prill 2018 

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË 

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik për Propozim-ligjin për arsimin e lartë. 

Në debatin publik u ftuan dhe morën pjesë anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, universitetet shtetërore dhe private dhe institucionet tjera të arsimit të lartë, studentë, organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare domeni i interesit i të cilëve është sfera arsimore. 

Para të pranishmëve mbajti fjalim ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Renata Treneska Deskovska që theksoi se zgjidhja e re ligjore për arsimin e lartë është rezultat i inkluzivitetit të komunitetit akademik dhe të gjithë subjektet nga sfera e arsimit. Ligji i propozuar është përgjigje e problemeve në arsimin e lartë që dalin mes tjerash nga zgjidhjet ligjore jofunksionale dhe kontradiktore që e kufizojnë autonominë e universiteteve dhe të institucioneve të arsimit të lartë. 

Në diskutimin, në të cilin u përfshinë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të ftuara u dhanë mendime, propozime dhe vërejtje konstruktive, që duhet të kihen parasysh gjatë definimit të zgjidhjeve ligjore finale në lexim të dytë të Propozim-ligjit. 

Click