Aktivitetet

E enjte, 12 prill 2018 

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIOVIZUALE MEDIATIKE 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në mbledhjen e sotme të 16-të mbajti Debat publik me temë:  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. 

Në debatin publik u ftuan anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji; ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Damjan Mançevski; ministri pa resor i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, z. Robert Popovski; drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike, z. Zoran Trajçevski; përfaqësuesit e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike; përfaqësuesit e Odës Ekonomike; përfaqësuesit e televizioneve, gazetave, radiove, shoqatave të gazetarëve, ekspertë nga sfera, komunikologë, asociacioneve të gazetarëve, përfaqësues të OSBE-së etj. 

Ne diskutimin u përfshinë përfaqësues të subjekteve të ftuara, e në fund të Debatit publik u votua njëzëri konkluzioni në vijim: 

Të gjitha vërejtjet konstruktive që dolën nga diskutuesit pjesëmarrës në Debatin publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike do të merren parasysh dhe do të parashtrohen në formë të amendamenteve nga ana e propozuesve të autorizuar në lexim të dytë në Komisionin e caktuar për 16 prill 2018.  

Click