Aktivitetet

E enjte, 6 dhjetor 2018 

Debat publik për Propozim-ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik për Propozim-ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, me të cilën kryesoi kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili theksoi se në drejtim të sigurimit të drejtësisë më të madhe në tatimimin, propozohet të ndryshohet sistemi ekzistues i taksës së sheshtë dhe të futet tatimi progresiv. Qëllimi është të mundësohet sistem më i drejtë i tatimimit të të ardhurave të qytetarëve, zvogëlimi i pabarazisë sociale dhe rritja e të ardhurave buxhetore. 

Tatimi personal aktual mbi të ardhurat llogaritet dhe paguhet me shkallën prej 10%, pavarësisht nga lartësia e të ardhurave të realizuara nga personi. Në këtë mënyrë, zbatimi i shkallës unike të tatimimit i vë në pozitë më të mirë personat që realizojnë të ardhura të larta, sepse këto nuk tatimohen sipas mundësive të tyre.

Në vitin e kaluar, 1% e qytetarëve me të ardhura më të larta kanë realizuar 14,4 herë të ardhura më të larta se të ardhurat mesatare në shtet. Pastaj, për të njëjtët shkalla tatimore efektive është më e ulët se qytetarët e tjerë. 

Me Propozim-ligjin futet shkalla prej 18% e cila do të llogaritet dhe paguhet në bazë tatimore e cila e tejkalon 90.000 denarë në muaj. Për bazën tatimore deri më 90.000 denarë në muaj, mbetet zbatimi i shkallës tatimore prej 10%. Pastaj, pritet rritja e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë prej afër 25 milionë euro, me ide këto të orientohen në mbrojtjen sociale, duke pasur parasysh që prioritet është rritja e rrogës minimale. 

Në debatin publik morën pjesë ekspertë të sferës, profesorë, përfaqësues të institucioneve, organizatave, shoqatave dhe asociacioneve. 

Pjesëmarrësit në debat ishin të bashkuar rreth asaj se bëhet fjalë për çështje ideologjike. Vërejtjet janë në drejtim të asaj se si vendet në botë e kanë futur tatimin progresiv, ky, me këtë koncept mund të funksionojë në Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh që vetëm një numër i vogël i njerëzve, përkatësisht 1% bien në kategorinë e të pasurve. Duhet të ekzistojnë disa transhe, e jo vetëm dy, sepse nuk sigurohet drejtësia në sistemin tatimor nëse të gjithë deri në 90.000 denarë të ardhura personale vihen në të njëjtin vend dhe ata mbi 90.000 përsëri në vendin e njëjtë. Gjithashtu, 25 milionë euro të pritura nëse u ndahen 460 mijë të varfër, kjo do të thotë vetëm nga 240 denarë në muaj. Në këtë mënyrë do të dënohen ata që realizojnë të ardhura nga puna, si sektori i TI-së, mjekëve, profesorëve, në dallim nga më të pasurit që realizojnë të ardhura nga kapitali. Kështu i menduar, ishte thënë, Propozim-ligji i ri nuk i realizon qëllimet, por është vetëm hyrje në një progresion. 

Komisioni për Financim dhe Buxhet, në bazë të debatit, unanimisht e miratoi këtë konkluzion: 

  1. Anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet, duke i pasur parasysh vërejtjet dhe propozimet të theksuara në debatin publik, do të parashtrojnë amendamente për Propozim-ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, (procedurë e shkurtuar). Amendamentet e parashtruara do të jenë në drejtim të përmirësimit të tekstit të dispozitave të Propozim-ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale. 
  2. Ky konkluzion i Komisionit për Financim dhe Buxhet, së bashku me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të dorëzohet në Ministrinë e Financave dhe te të gjithë pjesëmarrësit në debatin publik. 

Mendimet, propozimet dhe qëndrimet që ishin theksuar në debatin publik, janë përmbajtur në Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet.   

Click