Aktivitetet

E premte, 23 mars 2018 

DEPUTETI GRUBI U TAKUA ME ZNJ. LILJANA TANGI, DEPUTETE NË KUVENDIN NACIONAL TË REPUBLIKËS SË FRANCËS 

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z.  Artan Grubi bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me znj. Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe nënkryetare e Grupit për miqësi ndërmjet Kuvendit Nacional të Republikës së Francës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me ambasadorin francez Kristian Timonie. 

Në takimin u këmbyen mendime në më shumë tema, para së gjithash, për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dyja vendeve, për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, për BE dhe për NATO, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me vendet e fqinjësisë. 

U konstatua bashkërisht se marrëdhëniet bilaterale zhvillohen në vazhdimësi, në frymën e mirëbesimit të ndërsjellë dhe miqësisë, me ç'rast u vërtetua angazhimi i ndërsjellë për rregullimin e tyre të mëtutjeshme. 

Nga ana e z.  Grubi u shpreh pritja jonë për mbështetjen e Francës për angazhimet integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast kërkojmë vlerësim të rreptë, por të drejtë të të arriturës, ndërsa nga ana e znj. Tangi u riafirmua mbështetja për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i fundit i së cilës është integrimi i plotë i shtetit në BE dhe NATO. 

Për Republikën e Maqedonisë, mbështetja që vjen nga Republika e Francës është me rëndësi ekskluzive, duke e pasur parasysh rolin kryesor të Francës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në vigjilje të Raportit të prillit të Komisionit për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane, në të cilin vendi ynë do ta fitojë rekomandimin e pastër për fillimin e negociatave me BE-në. 

Në atë kontekst, Grubi informoi se gjithë fokusi i vendit është kthyer ndaj realizimit të ligjeve tjera reformuese, si dhe ndaj zgjidhjes së kontestit me fqinjin tonë jugor për ta integruar shtetin tonë plotësisht në NATO dhe BE. 

Deputetët që ishin të pranishëm në takimin edhe nga shumica parlamentare edhe nga opozita, u pajtuan se bashkëpunimi parlamentar duhet të zhvillohet dhe thellohet në interes të këmbimit të përvojave dhe mendimeve me qëllim avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. 

Nga ana e tyre u theksua se dialogu politik duhet të zhvillohet në kuadër të Kuvendit, në interes të realizimit të proceseve reformuese të BE-së që kanë mbështetje mbipartiake, mbikombëtare dhe mbietnike në Republikën e Maqedonisë.  

Click