Aktivitetet

E enjte, 31 tetor 2019

DISKUTIM PUBLIK PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR VETËQEVERISJE LOKALE NË LIDHJE ME PUNËN E KOMISIONEVE PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE NË NIVEL LOKAL 

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, në kuadër të Mbledhjes së tretë, mbajti debat publik me temë: “Zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në lidhje me punën e Komisioneve për Marrëdhënie ndërmjet  Bashkësive në Nivel Lokal (nenet 41 dhe 55)”. 

Në lidhje me rendin e ditës, në Debatin publik u ftuan dhe ishin të pranishëm deputetët e Kuvendit, ministri i Vetëqeverisjes Lokale bashkë me drejtorin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, ministri pa resor i ngarkuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, drejtorët e Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, drejtorët e BNJVL-së, drejtori i Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, kryetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale në të cilat janë formuar ose nuk janë formuar Komisionet për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive: zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit, kryetari i komunës së Kumanovës, kryetari i komunës së Strugës, dhe përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale:  Makedonska Kamenica, Gostiva, Mavrovë dhe Rostushë, Probishtip, Sopishtë, Tetovë, Çair, Çashkë, Butel, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të OSBE-së, Delegacionit të BE-së, Këshillit të Evropës, UNDP-së, USAID-it, NDI-së, përfaqësues të sektorit civil nga kjo sferë, organizatave joqeveritare, Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Institutit për zhvillim të komuniteteve - Tetova IRI, Institutit për demokraci Societas Civilis - Shkup, Shoqatës për iniciativa demokratike ADI, Asociacionit për zhvillim demokratik të Romëve, përfaqësues të shoqatave të qytetarëve etj.

Si prodhim i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive duhej të garantonin që qytetarët që jetojnë si pakicë në kuadër të komunës të mos jenë të margjinalizuara dhe t'i gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën.  Këto Komisione paraqesin kornizë të vetme institucionale për dialog ndërmjet bashkësive në nivel lokal. 

Diskutimi publik në lidhje me punën e Komisioneve për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në nivel lokal u organizua si mbikëqyrje e veçantë mbi zbatimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në lidhje me punën e Komisioneve për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në nivel lokal (neni 41 dhe neni 55) dhe kishte për qëllim të marrin njohuri për zbatimin e deritanishëm të këtyre neneve, si dhe të miratohen rekomandime për përmirësimin e punës së komisioneve lokale për marrëdhënie ndërmjet bashkësive përmes ngritjes së vetëdijes publike për rolin e komisioneve lokale dhe përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal për çështje të natyrës ndëretnike. Në këtë mbledhje kishte çështje të shumta të cilat u paraqitën vitet e kaluara gjatë punës dhe funksionimit të KMNB dhe përgjigje të më shumë dilemave.  Në diskutimin janë identifikuar mangësitë dhe janë dhënë rekomandime të mira legjislative dhe institucionale. 

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale në mbledhjen ardhshme, në bazë të diskutimit dhe tekstit të shtypur nga audioincizimi, do të miratojë konkluzione dhe rekomandime përkatëse të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, BNJVL-në dhe faktorët tjerë relevantë për këtë çështje.  

Click