Aktivitetet

E enjte, 28 shtator 2017 

E drejta e trajtimit të barabartë dhe pjesëmarrja politike është gur themel i demokracisë 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt debat për pjesëmarrjen politike të personave me pengesë, në organizim të Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të veçanta (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Lëvizjen kundër handikapit - Polio Plus. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e hapi debatin zyrtarisht, me ç'rast theksoi se pjesëmarrja politike e personave me pengesë nuk është asgjë tjetër përveç pjesë e të drejtave dhe lirive të përgjithshme të njeriut dhe se mbrojtja dhe integrimi i plotë i këtyre bashkëqytetarëve tanë, paraqet obligim moral dhe civilizues. 

Fjalim hyrës kishte edhe z. Gonzallo de Cezare, shef i Seksionit për dimension njerëzor, Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili foli për të drejtat e trajtimit të barabartë dhe pjesëmarrjes politike, si gur themel i demokracisë. Gjithashtu e potencoi faktin për përfaqësim të pamjaftueshëm të personave me aftësitë e veçanta të funksioneve publike. 

Në fjalimin e tij, kryesuesi me përbërjen e gjashtë aktuale të GPNP, znj. Frosina Tashevska-Remenska, informoi për konsensusin të cilin e kanë të gjithë partitë politike në lidhje me përmirësimin e të drejtave të personave me aftësi të veçanta.  Ajo theksoi se nëse garantohen të drejtat, duhet të krijohen edhe kushte që të njëjtat të praktikohen. 

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Aleksandar Çiçakovski, foli për angazhimet e KSHZ-së dhe aktivitetet dhe projektet të cilat i kanë ndërmarrë dhe të cilat doemos duhet të ndërmerren për pjesëmarrje të personave me pengesë në procesin zgjedhor, në lidhje me mundësimin e qasjes në vendet zgjedhore, futjen e shabllonit me alfabetin Braj gjatë votimit, qasje në ueb faqet, etj. 

Znj. Elena Koçoska nga Polio Plus i prezantoi konstatimet nga analiza në terren për pjesëmarrjen politike të personave me pengesë, të cilët janë dështuese dhe të turpshme.  Pikërisht për atë arsye, ajo ishte decide se të drejtat e qytetarëve dhe politike duhet të realizohen tani dhe menjëherë.  Në fjalimin e saj frymëzues karakteristik, znj. Koçoska informoi se qytetarët me handikap nuk mund t'i realizojnë të drejtat e tyre politike nga pavarësia e vendit e gjer më sot, për çka flet edhe fakti se nuk kanë pasur as deputet, as kryetar komune, as ministër, ndërsa në jehonën e fushatës parazgjedhore politike, çështja e tyre nuk është e përfshirë në programet partiake. Megjithëse legjislacioni maqedonas është i pasur me ligje, kjo nuk manifestohet me Konventën për të drejtat e personave me handikap. 

Në debat, morën pjesë edhe deputetët z. Trajço Dimokvo, znj. Liljana Popovska dhe znj. Jagoda Shahpaska, si dhe një pjesë e mysafirëve të pranishëm, të cilat treguan mbështetje vetëmohuese. 

U shprehën mendime dhe qëndrime me qëllim që të hapen çështje për t'u tejkaluar pengesat dhe paragjykimet dhe të ndërmerren masa për përfshirje aktive të personave me aftësi të veçanta në shoqërinë politike. 

Në fund u miratuan konkluzione dhe rekomandime të cilat do të jenë inspirim për debate të tilla edhe në të ardhmen. 

Click