Aktivitetet

E martë, 27 mars 2018, Gjenevë 

FJALIMI I DEPUTETIT GASHI NË DEBAT ME TEMË: "NDJEKJA PARLAMENTARE E QËLLIMEVE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM (QZHQ)" 

Në Asamblenë e 138-të  të Unionit Ndërparlamentar (UNP), (24-28 mars 2018, Gjenevë, Konfederata e Zvicrës), ku merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga mr. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit në UNP, vazhdohet me punë për pikat e rendit të ditës. 

Në mbledhjen e Komisionit të Përhershëm për Çështje të Kombeve të Bashkuara (Komisioni i katërtë) merr pjesë deputeti z. Afrim Gashi, i cili mbajti fjalim në debatin me temë:  "Ndjekja parlamentare e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ)". 

Z. Gashi theksoi se në nivel global pritet që Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të kontribuojnë për arritjen progresit të vërtetë për personat më të varfër dhe më të margjinalizuar, për avancimin e barazisë gjinore, eliminimin e diskriminimit dhe pabarazisë në të ardhurat, zvogëlimin e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, sigurimin e qëndrueshmërisë së resurseve për gjeneratat e ardhshme dhe ngjashëm. Ai informoi se Republika e Maqedonisë përmes QZHQ-së dëshiron të arrijë progres në proceset integruese euroatlantike, sigurim të zhvillimit të qëndrueshëm që do të mundësojë rritje të vazhdueshme ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve. Njëkohësisht, ai shfaqi pritje se me implementimin e reformave në planin e menaxhimit të mirë, sundimit të së drejtës, qasjes në drejtësinë për të gjithë, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërtimit të institucioneve të pavarura në shërbimin e qytetarëve, përmes rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit në menaxhimin e tyre do të arrihen rezultate nga implementimi i Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. 

Deputeti z. Gashi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ndjek statusin e implementimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 përmes përfaqësuesve të tyre dhe pjesëmarrësve në punën e Këshillit Nacional për Zhvillim të Qëndrueshëm. Në këtë trup këshillëdhënës, me të cilin kryeson zëvendëskryetari i Qeverisë, krahas dy deputetëve marrin pjesë edhe më shumë ministra, si dhe përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë, përfaqësues të universiteteve, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe sektorit joqeveritar. Njëkohësisht, ai informoi se në bashkëpunim me ekipin e KB-së në Republikën e Maqedonisë dhe Kornizën për bashkëpunim zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDAF) u miratua dokumenti:  "Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm: Strategjia e KB-së për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016-2020". Strategjia, e zhvilluar në konsultime me partnerët nacionalë, i harmonizon aktivitetet e Kombeve të Bashkuara me QZHQ-në në nivel global dhe me anëtarësinë në Bashkimin Evropian në nivel rajonal.  Janë marrë vesh për pesë sfera prioritare për bashkëpunim: punësim, sundim i mirë, përfshirje sociale, qëndrueshmëri të mjedisit jetësor dhe barazi gjinore. 

Duke theksuar se në periudhën që vijon do të intensifikohen aktivitetet e Republikës së Maqedonisë për implementimin e Agjendës 2030 dhe Qëllimet për zhvillimin e qëndrueshëm, z. Gashi theksoi se nevojitet zhvillim i kornizës buxhetore me qëllim tejkalimin e hendekut të financimit, si dhe ndërtimin e kapacitetit institucional për zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha institucionet e prekura dhe relevante. Në mënyrë plotësuese, nevojitet miratimi i një Ligji të veçantë për zhvillim të qëndrueshëm, duke pasur parasysh atë se politika e zhvillimit të qëndrueshëm në vend ende është e rregulluar me Ligjin për mjedis jetësor. 

Unioni ndërparlamentar, i themeluar ne vitin 1889, është organizata me e vjetër multilaterale dhe asociacioni më i madh ndërparlamentar, në të cilin janë anëtarë 178 parlamente nacionale dhe 12 asamble parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të mbikëqyrësit të vazhdueshëm në Organizatën e kombeve të bashkuara.  

Click