Aktivitetet

E shtunë, 14 prill 2018, Lubjanë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Sesionin e pestë plenar të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore 

I nderuar kryesues, 
Kolegë të nderuar, 
Zonja dhe zotëri, 

Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) është  formuar në vitin 1996 si forum rajonal për vendet e Evropës Juglindore. Nuk duhet t'ju rikujtoj se në dekadën e fundit të shekullit të njëzetë, shtetet e Evropës Juglindore kalojnë nëpër një proces shumë intensiv dhe të thellë të tranzicionit shoqëror - ekonomik. Për fat të keq, në disa rajone siç është Ballkani Perëndimor, ato procese sollën deri në luftë të pakuptimtë e cila shkaktoi vuajtje të qindra mijërave njerëz. Këtu, lind qëllimi kryesor i këtij forumi dhe ky është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në procesin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, si edhe përforcimit të vetëdijes për përkatësinë tonë evropiane, por edhe ardhmërisë. Në këto vite të  veprimit, besoj se të gjithë ne e mësuam leksionin historik se luftërat nuk i zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura, por para së gjithash, dialogu dhe bashkëpunimi. Në të njëjtën kohë, duke i pasur parasysh gjendjet e atëhershme globale gjeopolitike, qartë dhe pa mëdyshje u përcaktuam për integrim të tërësishëm në strukturat euroatlantike. 

Në maj të vitit 2014, në Bukuresht u formua edhe Asambleja Parlamentare e cila në vitet e ardhshme u dëshmua si formë e rëndësishme organizative a unë kisha shtuar edhe vegël efikase në realizimin e parimeve dhe vlerave themelore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Prej atëherë e deri tani, shumë gjera kanë ndryshuar. Pesë shtete të klubit tonë i cili numëron 13 anëtarë, Bullgaria, Romania, Greqia, Kroacia dhe mikpritësi ynë, Sllovenia, janë anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa bashkë me Turqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë anëtare të NATO-s.  Të tjerat, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë, jo vetëm në mënyrë deklarative por edhe në mënyrë thelbësore punojnë në përmbushjen e kritereve të ashtuquajtura të Kopenhagës që në një afat të kuptueshëm, me ç'rast dëshiroj t'ju rikujtoj në konkludimet e konferencës së BE-së në Selanik, por edhe strategjinë më të re të BE-së për rajonin,  të bëhemi pjesë e Evropës së bashkuar, respektivisht, anëtare e plotfuqishme e aleancës së NATO-s. 

Miq të nderuar, 

Pjesët e shumta të vogla të mozaikut, në fund do të krijojnë një pikturë mbresëlënëse kurse për momentin, Evropa pa Ballkanin Perëndimor mua më duket si mozaik në të cilin mungojnë disa pjesë që ajo pikturë të jetë e kompletuar dhe e përkryer. Në të njëjtën kohë, në Evropë, a edhe globalisht, procese të caktuara gjeo-politike dhe gjeo-strategjike janë shumë të rëndësishme. Prej krizës debitore, mandej referendumit në Britaninë e Madhe dhe fillimin e procesit të njohur si Bregzit, mandej kriza refugjate deri në ftohjen më të re të marrëdhënieve ndërmjet Britanisë së Madhe a si rrjedhojë edhe ndërmjet BE-së dhe Rusisë, qartë shihen këto procese të reja gjeopolitike. Dhe prandaj tani, vetvetiu imponohet pyetja, ku në gjithë këtë gjendet rajoni i Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht shtetet e Evropës Juglindore të cilat akoma nuk janë anëtare të plotfuqishme? Është fakt se në këto situata të porsaformuara, fuqitë e mëdha ose nëse preferoni lojtarët në skenën ndërkombëtare, dëshirojnë që në këtë ose në atë mënyrë ta përforcojnë pozitën e vet dhe ndikimin në Evropë. Me këtë rast, nisen prej interesave të tyre të cilat më së shpeshti janë në kundërvënie me shumë parime dhe ideale evropiane. Gjithsesi se më së lehti është të depërtohet nëpërmjet vrimave të pjesëve që mungojnë në pikturë siç përmenda në fillim të fjalimit tim, respektivisht nëpërmjet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, njëra palë si metodë depërtimi e shfrytëzon sektorin energjetik, pala tjetër e shfrytëzon investimin në projektet infrastrukturore dhe ashtu më tutje. Thënë në mënyrë metaforike, BE duhet sa më shpejtë ta plotësojë atë zbrazëti në pikturën e vet me integrim të tërësishëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, a me këtë ta rrumbullakojë tërësinë që e definuan Shumani, Moneja, Gaspari, Adenauer, Çerçilli, gjegjësisht baballarët e idesë për Evropën e Bashkuar.  

Ne në Republikën e Maqedonisë jemi të vetëdijshëm për këto procese. Në të njëjtën kohë, jo vetëm në mënyrë deklarative por edhe në mënyrë thelbësore punojmë në përmbushjen e obligimeve tona. Para vetes kemi qëllim të qartë, dhe ky është afrimi i idealeve, parimeve dhe standardeve evropiane në Maqedoni, por edhe afrimin e Maqedonisë në Evropë. Besoni se për këtë kemi konsensus politik prej të gjitha subjekteve relevante a që është edhe më me rëndësi, hulumtimi i opinionit publik tregon se mbi 70 përqind të qytetarëve janë gjithashtu për integrim në familjen euroatlantike. E gjithë kjo paraqet motivim të madh por, edhe obligim për shumicën parlamentare aktuale dhe për Qeverinë, të punojnë me përkushtim maksimal për reformat e duhura, por edhe për tejkalimin e të gjitha atyre çështjeve të hapura të cilat i ngarkojnë marrëdhëniet bilaterale me fqinjët dhe në përgjithësi në rajon. Siç e keni të njohur, me Bullgarinë nënshkruam Marrëveshje për fqinjësi të mirë, për miqësi dhe bashkëpunim, ndërsa me Greqinë fqinje rrjedhin biseda intensive me ndërmjetësimin e z. Metju Nimic, ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e kontestit me emrin. Vendosëm praktikë të mbajtjes së seancave të përbashkëta me shtetet në rajon dhe në ato seanca kryesisht theksi kryesor vihet në zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale por edhe gjendjeve në rajon dhe gjithsesi, integrimet euroatlantike. 

Me fjalë tjera, kisha thënë se përsëri ecim shëndoshë me të dyja këmbët në rrugën evropiane, rrugë për të cilën nuk na vunë në mëdyshje as disa sipas meje kritika të paarsyeshme dhe të paargumentuara të cilat i pranuam për shkak të përcaktimit tonë të atillë euroatlantik.  

Duke u nisur nga e gjithë kjo, jam i bindur se Asambleja Parlamentare e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe format tjera organizative, duhet a besoj se edhe mund të ndihmojnë në gjetjen e përgjigjeve dhe masave të vërteta në proceset aktuale gjeostrategjike. Përgjigje të cilat do të çojnë kah përforcimi i rajonit, shikuar nga të gjitha aspektet, a me këtë edhe përforcimin e çdo shteti veçmas. Në të njëjtën kohë, ky do të jetë kontributi ynë për përforcimin e vendit, pozitës dhe rolit të Bashkimit Evropian në lëvizjet globale gjeostrategjike të cilat po ndodhin në nivelin botëror. 

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click