Aktivitetet

E enjte 11 korrik 2019, Potoçar

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 24-VJETORIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË  

Të nderuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, 
Të nderuar përfaqësues të Kryesisë së BeH,
Të nderuar përfaqësues të delegacioneve të huaja, 
I nderuar kryetar i Këshillit organizativ, 
Të nderuar përfaqësues të viktimave të Srebrenicës, 
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotëri, 

 

 

Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!

Miq të nderuar, të gjithë ne paraardhësit e të cilëve kanë jetuar këtu, edhe ne që tani jetojmë dhe krijojmë në këtë copë të rruzullit Tokësor dhe fëmijët dhe nipërit e të cilëve shpresojmë se do të vazhdojnë ti japin jetë këtij nënqielli, për fat të keq jetojmë tëshënuar me nocionin se Ballkani është "fuçi baruti", një kazan që vlon vazhdimisht dhe se këtu gjithmonë mund të shkaktohet konflikt. Për fat të keq, historia e ka konfirmuar këtë me konfliktet e tmerrshme ushtarake që e kanë mbajtur vëmendjen e opinionit të fokusuar në ne. U derdh gjak së tepërmi, rrodhën lot së tepërmi. Tepër shumë jetë njerëzore të humbura pakthyeshëm, rini të pajetuara, gëzime, lumturi familjare dhe dashuri... A mundemi aq shumë! Aq mirë njihemi ndërmjet veti, jemi të njohur me mikpritjen tonë, me raportin e ngrohtë dhe të kujdesshëm, të pazakontë bile për ca pjesë të planetit Tokë, dimë si të gëzohemi së bashku dhe si të ndajmë pikëllimin bashkë, për shkak se para së gjithash jemi njerëz, fqinjë, miq a mundet edhe familje... Kam shpresë dhe jam optimist se rajoni ndryshohet për të mirë, punët tani më shihen nëpër një prizëm tjetër, gjeneratat e reja të politikanëve janë mendje hapur, me botëkuptim të qartë, flasin për botë pa kufij, për mundësi të panumërta për mësim, për hulumtim, punë dhe zhvillim të të rinjve, për krahë të hapura gjerë dhe për maja të larta për arritje.

 

Së këndejmi, mesazhi im dhe apeli për të gjithë që janë të inkuadruar në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve, në orientimin e opinionit publik dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve ndërmjet vendeve në rajon, të përkushtohemi maksimalisht në ndërtimin e shoqërive vërtetë të relaksuara, demokratike, me sundim të të drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, respektimin e të ndryshmëve dhe konsideratë ndaj më të dobëtëve, të përkushtohemi sinqerisht dhe maksimalisht ndaj këtij misioni, për arsye se i kemi të gjitha kushtet të jemi shembull për rajonin dhe për botën. Shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore, për bashkëpunim rajonal, për përparim të përbashkët të shteteve individualisht dhe të rajonit si tërësi, bashkë me respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo shteti veçmas për shkak se, siç thashë në vetë fillimin, kemi përgjegjësi njerëzore dhe morale që mos lejojmë kurrë të harrohet, kurrë mos harrohet që kurrë më mos përsëritet! 

Ju faleminderit për vëmendjen! 


Click